Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. -Ky ishte i pari dëbim, që Allahu e kishte shkruar të kryhej nga duart e Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). Ajeti tregon se për ta do të kishte edhe dëbime të tjera më pas. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur Profeti (a.s.) i dëboi ata edhe nga Hajberi, dëbim të cilin e përmbylli Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili përzuri edhe pjesën e mbetur më vonë.Ju nuk menduat se ata do të dilnin,... –Ju, muslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga fortesat e tyre, ku mbroheshin dhe ndiheshin krenarë....ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut. -Të mashtruar dhe të vetëkënaqur nga fortifikatat e tyre, ata menduan se nuk do të mposhteshin kurrë dhe askush nuk do të kishte fuqi që t’i përballonte. Por kaderi i Allahut të Lartësuar qëndron mbi të gjitha këto. Para Tij nuk mund të qëndrojë asnjë kështjellë në këmbë. Përpara Tij nuk sjell dobi fuqia dhe aftësia mbrojtëse. I Lartësuari thotë:Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre. -Atyre u erdhi ndëshkimi nga një portë që nuk e mendonin. Kjo portë ishte “el rru’bu”- frika e madhe, paniku që pushton zemrën, i cili është ushtari më i madh i Zotit, para të cilit nuk bën dobi asnjë përgatitje, asnjë fuqi dhe ashpërsi. Ata menduan se i vetmi drejtim nga i cili mund të sulmoheshin dhe të mposhteshin ishin portat e fortesave të tyre, të cilat ata i mendonin se ishin të pathyeshme. Qetësia e shpirtit të tyre ishte e lidhur ngushtë me muret e fortesave. Por dihet se kush i mbështetet çdo gjëje tjetër veç Allahut, ka për t’u befasuar dhe dëshpëruar me dështimin e tij. Edhe ata u befasuan nga kjo ndjenjë, që zbriti nga qielli dhe pushtoi tërësisht zemrat e tyre. Zemra është kalaja e durimit dhe e qëndrueshmërisë, por nëse pushtohet nga frika dhe nuk lidhet me Krijuesin e saj, ajo dobësohet dhe bie. Kështu, Allahu i Lartësuar e largoi durimin dhe kurajën e zemrave të tyre, duke ua zëvendësuar me dobësi dhe tmerr. Ky ishte armiku kryesor, që ata nuk e kishin llogaritur, prandaj u bënë vetë ata shkatërruesit e shtëpive të tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve. -Profeti (a.s.) u lejoi që të merrnin me vete aq pasuri sa mbanin devetë e tyre, por ata filluan që të shkulnin pragjet, dyert dhe shumë zbukurime që ju pëlqenin, për t’i marrë me vete. Kështu, me duart e tyre, ata shkatërruan shtëpitë dhe vendbanimet e veta. Me tradhtinë ndaj Profetit (a.s.), ata hodhën hapin e parë të shkatërrimit të vetes, duke vazhduar të shkatërronin edhe vendbanimet me duart e tyre.Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni! -O ju që i kuptoni drejt mesazhet dhe urtësitë e Zotit! O ju që keni logjikë të shëndoshë! Në këtë ngjarje ka mësime të shumta, nëpërmjet të cilave kuptohet urtësia e Allahut dhe veprimet e Tij madhështore në ndëshkimin e armiqve të të vërtetës dhe pasuesve të epsheve. Atyre nuk u bëri dobi krenaria apo fuqia ushtarake e mbrojtëse që kishin. Ata nuk mundën t’i shpëtonin fortifikatat e tyre prej urdhrit të Zotit. Atyre u erdhi ndëshkimi vetëm si pasojë e gjynaheve të bëra. Dihet se, gjatë leximit të Kur'anit, në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë. Në këtë mënyrë, këto ajete na nxisin që të nxjerrim mësime dhe të gjykojmë me drejtësi për raste të ngjashme. Ne duhet të meditojmë rreth urtësive dhe ligjeve që përmbajnë këto ajete. Duke medituar rreth tyre, mendja jonë ndriçohet e urtësohet, kurse imani ynë shtohet. Kështu, ne arrijmë të shohim qartë dhe të kuptojmë mirë çdo urtësi të sjellë nga Allahu i Lartësuar dhe të gjykojmë drejt në çdo rast të ngjashëm. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se këta jehudë nuk e morën të gjithë ndëshkimin që meritonin, sepse Ai u bëri një lehtësim: