Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Fil — Ayah 1

أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَٰبِ ٱلۡفِيلِ ١ أَلَمۡ يَجۡعَلۡ كَيۡدَهُمۡ فِي تَضۡلِيلٖ ٢

You are reading tafsir of 2 ayahs: 105:1 to 105:2.

A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre(për shkatërrimin e Qabes)? -A nuk sheh në këtë ngjarje të jashtëzakonshme pushtetin madhështor të Allahut, mëshirën e Tij gjerë për adhuruesit e Tij, argumentet e njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.)? Kujto se çfarë bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit, të cilët kishin synim të shkatërronim Shtëpinë e Tij! Ata përgatitën një ushtri të madhe, duke marrë edhe elefantë të mëdhenj, për ta shkatërruar atë. Ajo ishte një ushtri e jashtëzakonshme, me luftëtarë të mbledhur nga Abisinia dhe Jemeni, para së cilës arabët ishin të pafuqishëm. Banorët e Mekës dolën nga qyteti dhe u larguan për t’i shpëtuar kësaj ushtrie. Ndërsa Allahu i Madhëruar dërgoi kundër tyre një prej ushtrive të Tij të shumta, që vetëm Ai i di.