Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Quraysh — Ayah 1

لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ ١ إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ ٢
Për hir të sigurisë së kurejshëve(në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti)gjatë udhëtimeve të tyre(për tregëti), në dimër dhe në verë.” -Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë: