Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah An-Nur — Ayah 57

لَا تَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ وَلَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ٥٧
Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. -Mos u mashtro nga kënaqësitë e shumta që ata përjetojnë në tokë në këtë botë. Edhe nëse Zoti i afatizon, dijeni mirë se nuk ka për t’i lënë në harresë e të shpëtojnë. I Lartësuari thotë: "Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të rëndë." [Lukman 24]. Ndërsa këtu thotë:Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai! -Sa përfundim i i keq është ai i mohuesve! Ai është një përfundim i dëshpëruar, me ndëshkim të përjetshëm.