Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-'Ankabut — Ayah 68

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ ٦٨
E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut -Këta të mjerë trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe i atribuojnë Atij kotësira. Këta të mjerë, edhe pse janë vetë të zhytur në humbje e kotësi, pretendojnë se e kota dhe humbja është ajo që thotë Zoti dhe nuk e pranojnë të vërtetën që vjen prej Tij....dhe mohon të vërtetën, pasi ajo ka ardhur(e qartë)? -Ata refuzojnë Shpalljen, që Zoti ia dhuroi Profetit të Tij. Por le ta dijnë këta të mjerë se ata po i pret Xhehenemi:Atëherë, a nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve? - Atje do të marrin atë që meritojnë, për shpifjet dhe refuzimin e së vërtetës; atje do të poshtërohen dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të dalin kurrë.