Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Az-Zumar — Ayah 70

وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَا يَفۡعَلُونَ ٧٠
Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai(Allahu)e di më së miri se çfarë bëjnë ata(robërit). -Kështu, për çdo gjë jepet një gjykim, që të gjithë i nënshtrohen dhe e pranojnë, madje e lavdërojnë Allahun për drejtësinë e Tij. Atë ditë do të shohin dhe njohin shumë nga madhështia e Allahut, dituria, urtësia dhe mëshira e Tij e gjerë. Zemrat dhe mendjet e tyre kurrë nuk e kanë menduar këtë mëshirë e madhështi dhe as që mund ta shprehin me fjalë atë, prandaj Allahu i Madhëruar thotë: Çdo kush do të shpërblehet për veprat e tij. Dhe Ai (Allahu) e di më së miri se çfarë bëjnë ata (robërit).