Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Az-Zukhruf — Ayah 29

بَلۡ مَتَّعۡتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ وَرَسُولٞ مُّبِينٞ ٢٩
Unë(thotë Zoti)i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen, ... -Allahu i Madhëruar i begatoi ata me shumë mirësi, kurse ata u harruan në plotësimin e dëshirave të tyre të shfrenuara, derisa ato u bënë pikësynimi i vetëm i tyre. Dashuria për dynjanë vazhdoi të rritej dita-ditës, derisa u shndërrua në një lloj feje e tyre.... derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte ... -Kështu vazhduan ata, derisa u erdhi e vërteta dhe Profeti i qartë në mesazhin që përcillte, i mbështetur me mrekulli të shumta nga Zoti dhe i pajisur me moralin më të lartë. Ligji që solli ky profet ishte i plotë dhe tregues i të mirës në çdo kohë. Ai ishte në të njëjtën linjë me shpalljet hyjnore që sollën të gjithë profetët e tjerë. Vetë ftesa e tij për njësimin e Zotit tregon për vërtetësinë dhe besnikërinë e tij. Por, vallë, a ndryshuan ithtarët e Librit pas ardhjes së Profetit besnik? Vallë, a u hapën sytë dhe zemrat e tyre, për t’u çliruar nga dëshirat e shfrenuara dhe përkushtimi pas kësaj dynjaje? Thotë i Madhëruari: