Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Az-Zukhruf — Ayah 35

وَزُخۡرُفٗاۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُتَّقِينَ ٣٥
Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit. -Dynjaja nuk vlen tek Allahu as sa një flatër mushkonje. Të gjitha stolitë e përmendura e shumë e shumë të tjera, janë thjesht pasuri të kësaj dynjaje, të cilat, gjithsesi, arrihen me lodhje e mundime, bashkë me frikën se një ditë do të përfundojnë. Prandaj le ta dinë mirë se ahireti është shumë më i mirë për të devotshmit, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre, duke ruajtur kufijtë e Tij. Ahireti është më i mirë për ta sepse mirësitë, bukuritë dhe kënaqësitë që do të përjetohen në të janë të plota në çdo aspekt dhe të përjetshme. Atje do të kenë gjithçka që e dëshiron shpirti i tyre dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre. Atje do të jenë të freskët e të lumtur përgjithmonë, pa ndërprerje. Sa ndryshim të madh ka mes këtyre dy botëve dhe këtyre dy llojeve të mirësive!