Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Jathiyah — Ayah 14

قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤
Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë(e falin)ata që nuk besojnë në shpërblimin(e ndëshkimin)e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” -Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të lartë, duke u bërë të durueshëm përballë mundimeve që u sjellin idhujtarët, të cilët nuk shpresojnë takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij. Ata nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe ndëshkimet që Ai premton për të pabindurit, por Allahu i Lavdëruar do ta shpërblejë çdo njeri sipas asaj që ka bërë me duart e veta. Besimtarët e Tij të dashur do t’i shpërblejë pa masë për imanin, tolerancën dhe durimin e tyre. Edhe nëse jobesimtarët vazhdojnë me mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit, veprat dhe mosbesimi i tyre nuk do t’i dëmtojë aspak besimtarët. Ndëshkimi i dhembshëm dhe poshtërimi do të godasë veçse mbi ta, siç thotë i Madhëruari më pas: