Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Jathiyah — Ayah 19

إِنَّهُمۡ لَن يُغۡنُواْ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۚ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۖ وَٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلۡمُتَّقِينَ ١٩
Ata nuk mund të të mbrojnë prej Allahut. -Prej tyre nuk keni ndonjë favor te Zoti. Ata as nuk mund t’ju ndihmojnë për mirë dhe as nuk mund t’ju mbrojnë nga ndonjë e keqe. Edhe nëse ndiqni rrugën e tyre, ata nuk do t’ju trajtojnë si veten. Ju përsëri do të jeni të huaj për ata, sepse ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit. Mohimi juaj thjesht ju largon nga Zoti juaj dhe nuk ju sjell asnjë dobi. Ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari i besimtarëve të devotshëm.Keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve të devotshëm. -Allahu i nxjerr besimtarët nga errësirat në dritë, për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj Tij. Kjo devotshmëri shprehet me plotësimin e urdhrave, largimin nga haramet dhe ruajtjen të paprekur të kufijve të Allahut, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij.