Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Ahqaf — Ayah 21

۞ وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ٢١
Kujto vëllanë e fisit Ad(Hudin),... -Kuptimi: Kujto me respekt profetin e popullit të Adit, pra, Hudin (a.s.). Ai ishte një ndër profetët e Zotit, që u veçua mbi të tjerët, për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë. Profetët janë udhërrëfyesit e njerëzve për te Krijuesi i tyre....kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf!... -Allahu i Madhëruar e dërgoi Hudin (a.s.) tek fisi i tij Ad, që jetonte në Ahkaf, në shkretëtirën e madhe të Jemenit....Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë. -Profeti Hud nuk ishte një risi. Ai nuk ishte i pari i të dërguarve të Zotit. Ai nuk ishte as kundërshtues i profetëve të tjerë të mëparshëm. Ashtu si të gjithë profetët, ai i tha popullit të tij:Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” -Ai i porositi të adhuronin Allahun nëpërmjet çdo fjale të mirë dhe pune të dashur për Allahun, si dhe i ndaloi nga idhujtaria. Ai i paralajmëroi, gjithashtu, për një ndëshkim të rëndë, nëse nuk do t’i bindeshin. Por ky paralajmërim nuk ndikoi aspak tek ata: