Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Muhammad — Ayah 17

وَٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ زَادَهُمۡ هُدٗى وَءَاتَىٰهُمۡ تَقۡوَىٰهُمۡ ١٧
Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai(Allahu)ua shton edhe më shumë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe i bën të devotshëm. -Atyre të cilët ndjekin udhëzimin, duke besuar drejt, të mbështetur në dituri të saktë, të sigurt e të vërtetë nga Zoti, duke u nënshtruar për ta zbatuar atë në jetën e tyre, me qëllim që të kënaqin Allahun, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë udhëzimin, ngase Ai është Mirënjohës, Shpërblyes i madh dhe Bujar. Gjithashtu, Ai do t’u mundësojë që të arrijnë gradën e lartë të devotshmërisë. Ai do t’u japë sukses duke ua lehtësuar çdo punë të mirë dhe do t’i mundësojë që të ruhen dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Kështu, për të udhëzuarit, i Madhëruari përmend dy shpërblime: diturinë e mirë, të saktë dhe të dobishme dhe veprat e mira e të sinqerta sipas kësaj diturie. Është Allahu i Gjithëmëshirshëm Ai që përkujdeset që besimtarët t’i marrin këto dy mirësi në formën më të plotë.