Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Fath — Ayah 17

لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٧
Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. -Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësi-së dhe paaftësisë së tyre fizike.Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. ... -Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke përmbushur urdhëresat e tyre, Allahu do t’i fusë në kopshtet e Xhenetit, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që ua kënaq sytë....E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm. -Ndërsa ata që i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhembshëm. Lumturia është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, ndërsa dëshpërimi është rezultat i drejtpërdrejtë i kundërshtimit të tyre.