Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Fath — Ayah 20

وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٢٠
Allahu ju premton plaçkë të madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt. -Ky premtim përmbledh të gjithë plaçkën e luftës dhe betejat që do të fitojnë muslimanët, deri në Ditën e Kijametit. Fragmenti: “...kurse këtë jua dha më shpejt” ka për qëllim plaçkën e Hajberit. Kështu, ajeti do të thotë: Mos mendoni se shpërblimi i Allahut mbaron me plaçkën e Hajberit! Përkundrazi, pasuri të mëdha ju presin edhe në të ardhmen. Atëherë, lavdërojeni dhe falënderojeni Allahun për këtë!Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët... -Allahu i ndali njerëzit që ishin të aftë dhe të gatshëm t’ju luftonin! Kjo qe një ndihmë e madhe për ju. Gjithashtu, plaçka e luftës e fituar nga ju le të jetë si dëshmi se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe shpërblimi i Tij për besimtarët është i madh. Ai që caktoi për ju pasurinë e Hajberit është i Plotfuqishmi, i Cili do t’ju dhurojë edhe të tjera si ajo....dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë. -Nëpërmjet rrugëve dhe shkaqeve të përcaktuara nga Ai, Allahu do t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë. Kjo rrugë e drejtë është dija e saktë dhe e vërtetë, besimi i sinqertë, si edhe veprat e mira, sipas dijes së saktë dhe besimit të sinqertë.