Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hujurat — Ayah 8

فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٨
Kjo është mirësi(e dhuruar)prej Allahut. -Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësi e dhuruar nga Allahu Bujar dhe Bamirës, e jo i merituar me forcën dhe përpjekjet e tyre.Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Allahu i di ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar mosmirënjohje. Ata nuk e meritojnë dhuratën e Tij, prandaj dhe i privon nga ajo. Allahu ia jep udhëzimin atij që Ai e gjykon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij absolute.