Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Qaf — Ayah 11

وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ ١٠ رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ ١١
... Edhe palma të larta hurmash, me vile frutash të vendosura njëra mbi tjetrën, si furnizim për njerëzit. -Shikoni hurmat e larta, me degët e rënduara nga frutat palë-palë, aq të dobishme për njerëzit dhe kafshët. Njerëzit ushqehen me to që në çastin që i vjelin të freskëta por dhe mundet t'i magazinojnë për më vonë. Me to ushqejnë edhe kafshët e tyre shtëpiake. Nëpërmjet ujit që zbret nga qielli dhe atij që buron nga toka, Allahu krijon lumenjtë, aq të nevojshëm për jetën në tokë. Uji është vërtet jetë, siç thotë i Lartësuari më pas:Ne e ngjallim me të(ujin)tokën e vdekur. Kështu do të jetë edhe ringjallja juaj. -Të gjitha këto krijesa të mreku-llueshme, të mëdha dhe të forta, janë një dëshmi e pamohueshme për pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut të Lartësuar. Bukuria dhe rregullsia, përpik-mëria dhe hijeshia e tyre tregojnë qartë se Allahu i Lartësuar është më i Urti dhe i Gjithëdituri, për gjithçka dhe në hollësi. Nevoja e madhe që njeriu ka për këto krijesa dëshmon për mëshirën e madhe të Allahut, e cila ka përfshirë gjithçka, dhe për bamirësitë e Tij, që prek çdo gjallesë. Kjo gjithësi e rregullt dhe madhështore tregon qartë se Allahu i Lartësuar është i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai është Es-Samedu - Zotëruesi, Mbretëruesi dhe Ai të Cilit çdo krijesë i drejtohet për nevojat e saj. Është Allahu që nuk ka nevojë të ketë grua dhe fëmijë. Me Allahun nuk barazohet apo përngjason askush. Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, me përunjësi, madhërim dhe dashuri. Ringjallja e tokës pas vdekjes së saj është provë që Allahu i Lartësuar ka për t’i ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer me drejtësi, sipas punëve të tyre.