Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Qaf — Ayah 30

يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ ٣٠
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit e Tij, duke thënë:Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” -Aq të shumtë do të jenë ata që do të tërhiqen zvarrë deri në Xhehenem, saqë Xhehenemit do t’i thuhet: “A u mbushe?” E si përgjigjet Xhehenemi?Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?” -Xhehenemi do të kërkojë shtesë, që të përpijë me zemëratë sa më shumë jobesimtarë dhe të pabindur ndaj Zotit. Ai vlon nga urrejtja për ata që meritojnë dënimin e të Drejtit dhe të Madhëruarit. Allahu i Madhëruar ka paralajmëruar se do ta mbushë Xhehenemin plot, siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), por fjala ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.” [Sexhde 13]. Xhehene-mi do të vazhdojë të kërkojë shtesë, derisa Zoti i krenarisë dhe madhështisë të vendosë mbi të këmbën e Tij, e cila nuk i përngjan asgjëje dhe asgjë nuk i përngjan asaj. Atëherë, Xhehenemi do të digjet brenda për brenda vetes dhe do të thotë: “Mjaf! Mjaf! U mbusha! U plotësova!””