Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Adh-Dhariyat — Ayah 24

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ ٢٤ إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ ٢٥

You are reading tafsir of 2 ayahs: 51:24 to 51:25.

A e ke dëgjuar ngjarjen me mysafirët e nderuar të Ibrahimit? Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selami qoftë me ty!” Ai tha: “Selami qoftë gjithnjë me ju, o njerëz të panjohur!” -Kuptimi: A ke dijeni për ngjarjen e habitshme të Ibrahimit (a.s.) me dy miqtë, që e vizituan atë? Ata ishin melekë të dërguar nga Allahu i Madhëru-ar, për të ndëshkuar popullin e Lutit, por që, fillimisht, duhej të vizitonin profetin Ibrahim. Ata shkuan tek ai në formën e dy mysafirëve-njerëz. Pasi hynë në shtëpinë e tij dhe e përshëndetën me selam, ai ua ktheu duke thënë: “Selam edhe për ju, o njerëz të panjohur!” Pra, Ibrahimi (a.s.) nuk i njohu se ishin melekë. Për këtë shkak, ai nxitoi të porosiste familjen e tij që të përgatisnin një viç të majmë të pjekur. Ai u largua si pa u ndier, që t’ua bënte gati sa më shpejt ushqimin.