Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Adh-Dhariyat — Ayah 42

وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ ٤١ مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ ٤٢
(Kujto)Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë. -Ad quhej një popull i njohur shumë i fuqishëm. Kur ata mohuan Profetin e dërguar tek ata, Hudin, Allahu i Lartësuar lëshoi si ndëshkim kundër tyre një erë të fuqishme, që nuk përmbante asnjë të mirë, por vetëm shkatërrim dhe ndësh-kim. Kudo ku kaloi, ajo shfarosi gjithçka dhe e shndërroi në pluhur, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Edhe pse ishin një popull tejet i fuqishëm, si askush tjetër në botë, Zoti i zhduku. Kjo tregon për forcën dhe pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, të Cilit nuk i shpëton asgjë në gjithësi. Ai e ndëshkon ashpër atë që nuk i bindet dhe nuk kthen rrugë.