Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Adh-Dhariyat — Ayah 46

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٤٦
(Kujto)Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur. -Po kështu veproi i Madhëruari edhe me popullin e Nuhut (a.s.), kur ata e trajtuan Nuhun (a.s.) si gënjeshtar dhe nuk iu nënshtruan porosive të Zotit dhe shkelën kufijtë e Tij. Atëherë, Zoti u lëshoi ujë të papërmbajtur, i cili vërshonte nga çdo drejtim. Kështu, u mbytën të gjithë dhe prej vendbanimeve të tyre nuk mbeti më asgjë. I tillë është ndëshkimi i Zotit për ata që nuk i binden dhe shpërfillin profetët, shpalljet dhe porositë e Tij.