Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Qamar — Ayah 42

وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ ٤١ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ ٤٢

You are reading tafsir of 2 ayahs: 54:41 to 54:42.

Edhe palës së Faraonit i patën ardhur paralajmërime. Ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç dënon Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi. -Për Faraonin dhe familjen e tij erdhën shumë paralajmërime dhe shenja. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata Musain (a.s.), të cilit i foli drejtpërdrejt dhe i dha mrekulli të shumta, që të shërbenin si prova për Faraonin dhe rrethin e tij. Ai u çoi fakte të pamohueshme, që i dëshmuan veç ata. Megjithatë, ata përsëri mohuan, prandaj Allahu i ndëshkoi, ashtu siç ndëshkon Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm: Ai i mbyti në det Faraonin me gjithë ushtrinë e tij. Qëllimi i kujtimit të gjithë këtyre historive të profetëve me popujt e tyre mohues, është paralajmërimi për njerëzit që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe nuk pasojnë rrugën e tij. Prandaj i Lartësuari thotë më pas: