Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 1

سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١
Allahun e lartëson me adhurim gjithçka që është në qiej e në Tokë... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth madhështisë, lartësisë dhe gjerësisë së pushtetit të Tij. Ai na tregon se çdo gjë në botën qiellore e tokësore, qofshin gjallesa që flasin ose që nuk flasin, qofshin sende e krijesa të gjalla, të gjitha pa përjashtim i bëjnë tesbih, duke e lavdëruar dhe duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur para krenarisë së Tij. Në këtë krijim shfaqet qartë urtësia dhe Mbisundimi i Allahut të Madhëruar. Në këtë ajet del qartë, gjithashtu, nevoja e madhe e të gjitha krijesave, të botës qiellore e asaj tokësore, për Zotin e tyre.Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti. -Allahu na tregon për krenarinë e Tij madhështore dhe për faktin se Ai ka nënshtruar gjithçka nën sundimin e Tij. Ai tregon gjithashtu për urtësinë e Tij të madhe, qoftë në krijimin e Tij, qoftë në ligjet që ka vendosur mes tyre.