Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 12

يَوۡمَ تَرَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَسۡعَىٰ نُورُهُم بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۖ بُشۡرَىٰكُمُ ٱلۡيَوۡمَ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ١٢
Allahu i Madhëruar flet për mirësinë e madhe që do të rrethojë besimtarët Ditën e Gjykimit, mirësi për të cilën do t’i kenë zili të gjithë. Kështu, Ai thotë:Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. -Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe robërit do të jenë në errësirë. Ura që kalon mbi Xhehenem dhe të çon në Xhenet është vendosur, por është errësirë e plotë. Ajo është e vetmja rrugë për në Xhenet. Atëherë, do të shohësh besimtarët dhe besimtaret që ndriçohen nga një dritë, nga përpara dhe nga e djathta e tyre. Ashtu, në ato çaste të vështira dhe të frikshme, ata do të ecin të ndriçuar nga drita e tyre. Secili do ta ketë fuqinë e dritës sipas besimit të vet. Në këto çaste, atyre u jepet përgëzimi më i bukur:(Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” –Subhanallah! Sa i ëmbël do të jetë ky përgëzim për zemrat e tyre! Ata do përjetojnë lumturi të papërshkrueshme, sepse do të marrin lajmin që arritën çdo gjë që e kishin synuar dhe shpëtuan nga çdo e keqe së cilës i druheshin. Në këtë vend, kur shohin se si besimtarët ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre, ndërsa drita e tyre shuhet, munafikët u drejtohen besimtarëve: