Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 14

يُنَادُونَهُمۡ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمۡ فَتَنتُمۡ أَنفُسَكُمۡ وَتَرَبَّصۡتُمۡ وَٱرۡتَبۡتُمۡ وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَغَرَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ ١٤
Ata(munafikët)u thërrasin(besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” -A nuk ishim së bashku me ju në dynja kur thoshim: “La ilahe il-l’Allah”, kur faleshim, agjëronim, merrnim pjesë në xhihad dhe punonim njëlloj si ju?! Përgjigjja u vjen kështu:“Po, por ju e shkatërruat veten,...” -Po, është e vërtetë që ishit me ne në dynja dhe vepronit njëlloj si ne, por veprat tuaja ishin pa besim dhe pa qëllim të pastër.“...sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë...” -Ju dyshonit në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, e cila nuk pranon asnjë dyshim. Gjithashtu:“...dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” -Ju u mashtruat nga ëndrra e kotë se, me gjithë dyshimet tuaja, ju do të arrinit të njëjtin sukses ashtu si besimtarët. Kështu vazhduat, derisa ju erdhi vdekja, me caktimin e Zotit, dhe ju gjeti në atë gjendje të shëmtuar.“Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut.” - Ishte Gënjeshtari, Shejtani i mallkuar, ai i cili jua zbukuroi në zemër mohimin dhe dyshimet, aq sa ju gjetët qetësi dhe u kënaqët me atë gjendje. Ju e besuat premtimin e tij të rremë dhe e morët për të vërtetë çdo fjalë të tij.