Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 22

مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ أَن نَّبۡرَأَهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ٢٢
Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për kaderin e Tij, që përfshin gjithçka e çdo çështje:Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e rregjistruar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë. -Këtu bëhet fjalë për të gjithë sprovat që bien mbi krijesat, qofshin në formë mirësie apo fatkeqësie. Të gjitha janë shënuar në librin Leuhi Mahfudh, të vogla e të mëdha. Kjo është vërtet madhështore, që nuk mund ta perceptojnë mendjet dhe që i çorodit edhe më të mençurit. Por, gjithsesi, ajo për Allahun është e lehtë. Allahu i Lartësuar i njoftoi robërit e Tij për këtë të vërtetë, që ata të jenë të qartë, të kthjellët dhe të dinë si të veprojnë e sillen në çdo situatë. Ata duhet të mos trishtohen dhe të mos humbasin tërësisht shpresat nëse u ikën ndonjë mirësi, të cilën aq shumë e kanë dashur. Për t’ia lehtësuar vetes diçka të tillë, le të kujtojnë se kështu ka qenë e shkruar në Leuhi Mahfudh, prandaj do të kryhej se s’bën dhe ishte e pamundur që të shmangej apo të ndalej. Por edhe të mos gëzohen shumë, të shfrenuar e me arrogancë, për atë që Allahu u ka dhuruar. Për këtë, thjesht le të kujtojnë se asgjë nuk e kanë arritur me forcën dhe aftësinë e tyre, por vetëm me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Kështu që, le të punojnë për t’i shprehur Atij mirënjohjen dhe lavdinë që e meriton! Le ta falënderojë Dhuruesin e çdo të mire dhe Shpëtuesin nga çdo e keqe, Allahun e Lartësuar!