Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 6

يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِۚ وَهُوَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٦
Ai e fut natën te Dita dhe Ai e fut Ditën te Nata(duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)... -Allahu e vendos natën mbi ditën, dhe kështu krijesat i mbulon errësira, që ato të qetësohen e çlodhen. Pastaj e vendos ditën mbi natën, dhe nga toka largohet errësira e gjithçka ndriçon. Atëherë njerëzit fillojnë të lëvizin, për të arritur mirësitë e tyre. Allahu e ndërron natën e ditën duke shkurtuar e zgjatur herë njërën e herë tjetrën, duke krijuar kështu edhe stinët, nëpërmjet të cilave arrihen mirësi të shumta. I lartësuar dhe plot begati është Allahu i Madhëruar, Zoti i botëve! I lartësuar qoftë Bujari e Bamirësi, që i begatoi robërit me mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura!Ai i di të fshehtat që mban kraharori. - Allahu di për gjithçka që fshihet në kraharor. Ai i jep sukses të përqafojë udhëzimin e drejtë atij që e di se e meriton këtë udhëzim. Por nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar nuk ia jep udhëzimin e drejtë atij që nuk e meriton atë.