Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 10

إِنَّمَا ٱلنَّجۡوَىٰ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ لِيَحۡزُنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيۡسَ بِضَآرِّهِمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١٠
Bisedat e fshehta(për gjynahe)i nxit vetëm Shejtani,... -Bisedat e fshehta dhe intrigat që armiqtë thurin kundër besimtarëve janë të nxitura nga Shejtani i mallkuar. Por, megjithatë, intrigat e Shejtanit janë të dobëta. Ajo që armiqtë mund të arrijnë përmes të tilla bisedash është thjesht një mërzitje e besimtarëve, siç thotë i Lartësuari:...për t’u sjellë shqetësime atyre që besojnë. -Ky është qëllimi i këtyre bisedave dhe deri këtu mund të arrijnë. Sido që të jetë, ato nuk mund të dalin nga kontrolli i Allahut të Madhëruar, që thotë:Por ato nuk mund t’i dëmtojnë ata aspak, pa lejen e Allahut. -Allahu i Madhëruar u premton besimtarëve se do të jetë i mjaftueshëm me mbrojtjen e ndihmën e Tij kundër jobesimtarëve, duke u dhënë fitoren mbi ta.. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën.” [Fatir 43]. Armiqtë e Allahut, të Profetit dhe të besimtarëve, sado që të zhvillojnë bisedime të fshehta kundër besimtarëve dhe fesë së Allahut, të dëmtuarit do të jenë vetëm ata, thurësit e intrigave. Ndërsa besimtarët do të goditen veçse aq sa ka përcaktuar Zoti me urtësinë e Tij, prandaj vetëm Zotit le t’i mbështeten ata:Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! - Le t’i mbështeten Allahut, duke patur siguri të plotë në premtimin e Tij. Kush i mbështetet Allahut, Allahu do të jetë i mjaftueshëm për të; Allahu do të marrë përsipër të rregullojë të gjitha çështjet e fesë dhe të dynjasë së këtij robi.