Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 14

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مَّا هُم مِّنكُمۡ وَلَا مِنۡهُمۡ وَيَحۡلِفُونَ عَلَى ٱلۡكَذِبِ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ١٤ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدًاۖ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٥
A nuk i sheh ata(hipokritët)që miqësohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush(o besimtarë), as prej atyre(idhujtarëve) dhe me vetëdije betohen në mënyrë të gënjeshtër. Allahu ka përgatitur për ta ndëshkim të ashpër. Vërtet, ajo çfarë veprojnë ata është shumë e keqe. -Allahu i Madhëruar na përshkruan sjelljen e poshtër të munafikëve, të cilët miqësohen dhe ndihmojnë qafirët kundër besimtarëve. Ata bëjnë aleancë me jehudët, të krishterët dhe mohues të tjerë, me të cilët Zoti është zemëruar, prandaj kanë mallkimin më të rëndë të Tij. Por i Madhëruari na tregon se këta të mjerë janë të çoroditur dhe, në fakt, nuk i përkasin asnjërës palë. Ata nuk janë as me besimtarët, as me qafirët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata. Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh (rrugë për) shpëtim.” [Nisa 143]. Munafikët nuk janë me besimtarët me zemër dhe me vepra, sepse e brendshmja e tyre është me qafirët, edhe pse e dukshmja është me muslimanët. Por ata nuk janë as me qafirët, sepse e dukshmja e tyre është me besimtarët. Ky është përshkrimi që Allahu i Madhëruar u ka bërë atyre. Ata betohen duke gënjyer për diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre. Ata betohen se janë besimtarë, por ata janë të bindur se nuk janë të tillë. Atëherë, shpërblimi për këta tradhtarë, intrigantë, mohues e të pabesë është ndëshkimi i ashpër që Allahu i Drejtë ka përgatitur për ta. Madhësinë dhe dhimbjet e këtij ndëshkimi mund t’i përshkruajë veçse Allahu i Plotfuqishëm. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse sjella e tyre është shumë e shëmtuar. Veprat e tyre e zemërojnë Allahun e Madhëruar dhe e bëjnë të pakthyeshëm mallkimin e Tij.