Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 18

يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيَحۡلِفُونَ لَهُۥ كَمَا يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍۚ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ ١٨
Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. -Ai që jeton në një mënyrë, ashtu do të vdesë. Kështu, munafikët në jetën e dynjasë u betohen besimtarëve se janë me ta. Po kështu, edhe Ditën e Gjykimit, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij ashtu sikurse u betohen besimtarëve, duke pandehur se edhe atje do t’u vlejnë betimet. Mohimi, hipokrizia dhe besimi i prishur iu nguliten në zemër, aq sa vetëmashtrohen se vërtet mund të arrijnë diçka me betimet e tyre. Por ata gënjejnë, dhe dihet që gënjeshtra nuk funksionon tek Allahu, te Njohësi i të dukshmes dhe i të fshehtave. Ky është, gjithashtu, roli i Shejtanit të mallkuar, që i ka vënë nën vete. I Mallkuari, duke ua zbukuruar veprat e tyre, i bën që të harrojnë kujtimin e Allahut. Shejtani është armik i hapur dhe i përbetuar i njeriut, pasi synon veçse ligësinë për të, sikurse thotë i Madhëruari: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].