Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 21

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡأَذَلِّينَ ٢٠ كَتَبَ ٱللَّهُ لَأَغۡلِبَنَّ أَنَا۠ وَرُسُلِيٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ ٢١
S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata do të jenë më të poshtëruarit. Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. -Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.