Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 7

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ مَا يَكُونُ مِن نَّجۡوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمۡ وَلَا خَمۡسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمۡ وَلَآ أَدۡنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمۡ أَيۡنَ مَا كَانُواْۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ ٧
Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! - Allahu i Madhëruar është dëshmues dhe i ditur për çështjet e shfaqura e ato të fshehura, për të dukshmet dhe për ato që mbahen të fshehta. Dituria e Tij përfshin çdo gjë në qiej dhe në Tokë, e vogël apo e madhe. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon se:Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. – Kjo do të thotë që Allahu është pranë robërve me diturinë e Tij absolute, duke ditur me hollësi edhe bisedat e tyre më të fshehta. Për këtë arsye, Ai thotë më pas:Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka. - Allahu është pranë tyre me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, prandaj edhe shpërblimi i Tij për veprat do të jetë i drejtë dhe korrekt.