Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 24

هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٤
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! -Allahu është Krijuesi dhe Shpikësi i të gjitha krijesave, pa asnjë shembull paraprirës. Ai çdo krijese i dha formën e saj. Këta tre emra kanë lidhje me krijimin, përcaktimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave dhe janë cilësi vetëm të Allahut të Lartësuar.Atij i takojnë emrat më të bukur! -Allahu ka shumë emra, të cilët mund t’i dijë tërësisht veçse Ai. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur dhe tregues të cilësive më të plota dhe absolute. Në emrat dhe cilësitë e Tij nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie, në çdo lloj aspekti dhe këndvështrimi. Për bukurinë e tyre tregon edhe fakti që Allahu i Lartësuar i do këta emra, i do krijesat që i duan ata dhe kënaqet që adhuruesit e Tij t’i drejtohen me lutje duke e thirrur me këta emra.Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë! -Allahu është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat, përshkrimet dhe cilësitë e Tij të larta, dhe këtë e tregon fakti që gjithçka në qiej dhe në Tokë, në mënyrë të pandërprerë të vazhdueshme, është e varur dhe nevojtare për të. Gjithçka në qiej dhe në Tokë e falënderon dhe lavdëron Allahun, vetëm Atij i drejtohen për nevojat e tyre, dhe Ai u dhuron me bujarinë e Tij.Ai është Ngadhënjimtari, i Urti! -Gjithçka që dëshiron Allahu të ekzistojë, do të ekzistojë, për shkak të një urtësie të madhe.Këtu përfundon tefsiri i sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, falënderimi, bujaria dhe mirësia!