Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah An-Nazi'at — Ayah 18

فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ ١٨
E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”. -Me një stil shumë të butë dhe dashamirës, ai do ta ftonte Faraonin te diçka shumë e mirë. Kuptimi është ky: A nuk është mirë, o Faraon, që të bësh një veprim të lartë, të cilin e synojnë dhe e lakmojnë të mençurit?! A nuk është mirë që ta pastrosh veten nga ndyrësia e kufrit dhe e padrejtësisë?! A nuk është mirë që të përqafosh imanin e pastër dhe të drejtë, si dhe veprat e mira e të sinqerta për të Plotpushtetshmin Bujar?!