Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah An-Nazi'at — Ayah 21

فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٢٠ فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ ٢١

You are reading tafsir of 2 ayahs: 79:20 to 79:21.

Ai i tregoi mrekullinë më të madhe, por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind. -Allahu i Lartësuar e ndihmoi Musain (a.s.) me shumë mrekulli, siç ishte shkopi që u kthye në gjarpër, i cili gëlltiti të gjithë litarët e magjistarëve, që dukeshin si gjarpërinj. Shenjë tjetër ishte dora e Musait (a.s.), e cila, kur ai e fuste në gjoksin e tij, ajo dilte e bardhë dhe e ndritshme. Por, me gjithë këto shenja, Faraoni mohoi dhe e konsideroi të vërtetën e Allahut të Lartësuar si gënjeshtër. Ai refuzoi t’u bindej urdhrave të Zotit, të përcjella nga Profeti Musa (a.s.). Madje, padrejtësia dhe arroganca e tij nuk ndaloi këtu.