Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Inshiqaq — Ayah 2

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ ١ وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ ٢
Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, -Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij.