Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Ash-Shams — Ayah 2

وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا ١ وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ٢ وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ٣ وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا ٤
Betohem për Diellin dhe dritën e tij. Dhe për Hënën, që vjen pas tij. Betohem për ditën, kur ajo zbardh (Tokën),Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Tokën) - Allahu i Lartësuar betohet fillimisht në Diellin dhe dritën e tij aq të dobishme për krijesat. Më pas, Ai betohet në Hënën, që e pason dritën e diellit dhe ndriçon botën natën. Pastaj Allahu i Lartësuar betohet në ditën, gjatë së cilës ndriçohet gjithçka në faqen e dheut, dhe në natën, gjatë së cilës errësohet gjithçka mbi të. Këmbimi i ditës me natën, këmbimi i Diellit me Hënën sipas një rregulli të përpiktë, kujdesi ndaj krijesave duke u dhënë gjithçka që u nevojitet për një jetë normale, të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i Ditur dhe i Pushtetshëm për gjithçka. Të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Çdo adhurim i dedikuar dikujt tjetër veç Allahut është i kotë dhe i padrejtë.