Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah At-Tin — Ayah 1

وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ ١ وَطُورِ سِينِينَ ٢ وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ ٣

You are reading tafsir of 3 ayahs: 95:1 to 95:3.

Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt(Meken). -Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë: