Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Commentary explaining the meaning of the ayahs. One passage often covers several ayahs, so neighbouring ayahs can show the same text.

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah At-Tin — Ayah 6

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ ٦
Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë. -Këta Zoti i ka nderuar duke u dhuruar besimin e drejtë dhe moral të lartë. Zoti u premton atyre grada të larta dhe shpërblim të pandërprerë. Ata do të shijojnë kënaqësi të shumta dhe lumturi të përhershme, në përjetësi. Begatitë e tyre kurrë nuk do të mbarojnë, ushqimet e tyre do të vazhdojnë përjetësisht, e po ashtu edhe hijet e mrekullueshme ku do të qëndrojnë.