Hasan Efendi Nahi

Ayah by Ayah

Tags

Download Links

A translation of every ayah of the Quran in Albanian.

Hasan Efendi Nahi translation for Surah Taha — Ayah 85

20:85
قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ ٨٥
(Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu1 i nxori ata nga rruga e drejtë”.
Footnotes
  • [1] Komentuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth personit të Samiriut. Emri i tij duket se tregon origjinë gjeografike. Sipas Ibn Abbasit, Samiriu ishte nga një popull që ushtronte kultin e adhurimit të lopës. Ky fakt dhe emri i tij përkojnë me krahinën e Samarisë, në Palestinën Qendrore, ku, në vijim, jetuan njerëz që kishin një kult të përzier judeo-asirian, duke adhuruar Jehovain (emri që hebrenjtë i japin Zotit), të përfaqësuar në një viç.