Hasan Efendi Nahi

Ayah by Ayah

Tags

Download Links

Hasan Efendi Nahi translation for Surah Ash-Sharh — Ayah 4

94:4
وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ ٤
dhe ta ngritëm lart emrin?!1
Footnotes
  • [1] Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.