Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hadid — Ayah 29

لِّئَلَّا يَعۡلَمَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَلَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡفَضۡلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ٢٩
Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut... -Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ithtarëve të Librit: ata nuk kanë asnjë lloj mundësie që të përcaktojnë mirësinë e Allahut, se kujt t’i jepet ajo e kujt jo. Le ta mësojnë mirë, se nuk janë ata, me dëshirat e tyre të sëmura, që përcaktojnë se kujt duhet t’i jepet mëshira e Zotit e kujt jo. Ata të mjerë, sikurse tregon i Madhëruari, thonë: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!”, por i Madhëruari tha: "Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Pra, të mos vazhdojnë me ëndrra të kota dhe me gjykimet e tyre të padrejta. Le ta dinë se vetëm ata që besojnë Muhamedin (a.s.) dhe kanë takua, Allahu do t’u japë dyfish nga mëshira e Tij, do t’u dhurojë dritë e falje gjynahesh, ndryshe nga ç’trillojnë ithtarët e Librit. Ai do t’i shpërblejë punëmirët, edhe nëse këtë e urrejnë arrogantët e pabindur. Le ta kuptojnë ata të vetëmashtruar se:E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -Allahu e dhuron mirësinë e Tij sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute. Bujaria e Tij është e madhe dhe askush nuk mund ta kufizojë atë.Këtu përfundoi tefsiri i sures Hadidë, dhe kjo është vetëm mirësi dhe bujari prej Allahut. Vetëm Ai qoftë i lavdëruar!