Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 1

قَدۡ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوۡلَ ٱلَّتِي تُجَٰدِلُكَ فِي زَوۡجِهَا وَتَشۡتَكِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَٱللَّهُ يَسۡمَعُ تَحَاوُرَكُمَآۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ ١
Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të shkonte më me të, duke i thënë se tashmë e konsideronte si të ishte nëna e tij. Pas kësaj ankese, Allahu i Madhëruar tha:Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe Sheh gjithçka. - Allahu i Madhëruar e dëgjoi bisedën mes teje (o i Dërguar) dhe gruas që ankohej për burrin e saj. Allahu është Semiun - Gjithëdëgjues. Ai i dëgjon të gjithë zërat, në çdo kohë, për çdo nevojë e kërkesë që parashtrojnë. Allahu është Basir – Gjithëshikues. Ai shikon hapat dhe gjurmët e milingonës së zezë që ecën në një gur të zi, në një natë të errët. Ky ajet na tregon se Allahu përfshin edhe gjërat më të imta me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se Allahu i Madhëruar iu përgjigj ankesës së gruas, duke ia larguar vështirësinë. Ai na bën të ditur gjykimin në lidhje me rastin konkret dhe të rasteve të tjera të ngjashme, duke thënë: