Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Mujadila — Ayah 2

ٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِنكُم مِّن نِّسَآئِهِم مَّا هُنَّ أُمَّهَٰتِهِمۡۖ إِنۡ أُمَّهَٰتُهُمۡ إِلَّا ٱلَّٰٓـِٔي وَلَدۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَيَقُولُونَ مُنكَرٗا مِّنَ ٱلۡقَوۡلِ وَزُورٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ ٢
Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. – Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose fjalë të tjera, për të shprehur se ajo është haram për të. Është quajtur ‘dhihar’- ‘shpina’, nisur nga shprehja e mësipërme, e cila përdorej nga arabët me nënkuptimin se burri nuk donte t’i afrohej më bashkëshortes për marrëdhënie intime. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë sjellje, duke thënë: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre.” Pra, si thonë fjalë të tilla, kur dihet që janë të pavërteta e të shëmtuara?! Ata i krahasojnë gratë e tyre me nënat që i kanë lindur. Kjo është vepër shumë e shëmtuar dhe e ulët:Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. –Ata thonë fjalë të shëmtuara dhe të gënjeshërta. Por përsëri, Allahu i Madhëruar e lë të hapur mundësinë e pendimit, duke thënë:Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve. - Për ata që bëjnë ndonjë veprim në kundërshtim me porositë e Zotit, por pastaj nxitojnë të pendohen sinqerisht, Ai është gjithmonë Falës i madh dhe Mbulues i gabimeve.