Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 19

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ١٩
Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. -Me të vërtetë nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kur njeriu tregohet i pakujdesshëm ndaj këtyre porosive. Kush bën një gjë të tillë iu përngjan njerëzve që harrojnë Allahun e Lartësuar, duke shpërfillur detyrimet ndaj Tij. Ata nuk i japin hakun plotësimit të të drejtave të Allahut të Lartësuar, por angazhohen tërësisht për të plotësuar dëshirat e tyre pa fre. Sidoqoftë, me këto veprime, ata nuk arrijnë kurrë sukses. Përkundrazi, ato janë shkak që Allahu i Madhëruar t’i bëjë të harrojnë mirësitë për veten e tyre. Ashtu të rrëmujshëm, ata koten pas epshit të vet, duke humbur në këtë mënyrë qetësinë dhe lumturinë në të dyja jetët. Dështimi i tyre është i pariparueshëm dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë. Këta janë të shfrenuarit, të cilët shkelin kufijtë e Zotit të tyre, duke mos iu bindur Atij.