Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 20

لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ٢٠
Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. -A janë njëlloj ata që kujdesen për t’u pajisur me devotshmëri ndaj Allahut dhe në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë e llogarisin veten për çfarë kanë përgatitur për të nesërmen, me ata të mjerë, të çoroditur dhe të humbur mes errësirave të ligësisë? Sigurisht që jo! Të parët meritojnë Xhenetin e mirësisë dhe jetën e lumtur, në shoqërinë e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve, që Zoti i begatoi me të mira. Ndërsa ata që nuk kujtojnë Allahun, ata që shpërfillin të drejtat dhe detyrimet ndaj Tij, ata janë të dëshpëruar në dynja dhe meritojnë ndëshkimin në ahiret. Banorët e Xhenetit janë fituesit e çdo të mire dhe të shpëtuarit nga çdo e keqe. Ndërsa banorët e Zjarrit janë të humburit dhe të privuarit. Pas qartësimit të plotë të urdhrave dhe ndalesave nga Allahu i Lartësuar, është e detyrueshme që robërit të nxitojnë në zbatimin e tyre. Nëse robërit do t’i lexonin ajetet Kur'anore me vëmendje dhe dëshirë për të mësuar të vërtetën dhe për t’iu nënshtruar asaj, atyre do t’u zbuteshin zemrat, edhe sikur të ishin të forta sa malet. Allahu i Lartësuar thotë: