Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 21

لَوۡ أَنزَلۡنَا هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ عَلَىٰ جَبَلٖ لَّرَأَيۡتَهُۥ خَٰشِعٗا مُّتَصَدِّعٗا مِّنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۚ وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ ٢١
Sikur ta zbrisnim këtë Kur'an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. -Kjo do të thotë që ndikimi i Kur'anit në zemra është shumë i fuqishëm. Urdhërat dhe ndalesat që ai përmban janë gjithë urtësi. Ato i ofrojnë robit çdo mirësi dhe e ruajnë nga çdo e keqe, në formën më të plotë dhe me rrugët më të thjeshta. Kur'ani e pushton lehtë zemrën. Në Librin e Allahut nuk mund të gjesh asnjë kundërthënie, vështirësi apo teprim. Ligjet e Tij mund të rregullojnë çështjet e krijesave në çdo kohë dhe vend. Madje janë të vetmet rregulluese. Çdokush gjen veten e vet në këshillat e Kur'anit dhe e ndien se i drejtohen atij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ka sjellë shembuj në Kur'an për t’u qartësuar adhuruesve të Tij hallallin, haramin dhe çdo çështje për të cilën kanë nevojë. Për këtë arsye, njerëzit duhet të meditojnë thellë rreth ajeteve të Librit të Zotit.Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. -Pa dyshim, meditimi mbi ajetet Kur'anore i hap robit thesare diturie, i sqaron atij të mirën dhe të keqen, e nxit atë drejt virtyteve më të larta dhe e shtyn që të largohet nga çdo ves i keq. Nuk ka gjë më të dobishme për robin sesa thellimi në ajetet e Kur'anit.