Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 22

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۖ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ ٢٢
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë! -Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë disa nga emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, që nxisin robin për adhurim e devotshmëri. Prej tyre nxirren shumë mësime të mëdha. Kështu, i Lartësuari na tregon se Ai është Allahu, i Dashuri, i Adhuruari. Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet bashkë me Allahun, sepse Ai është i plotë në madhështinë e Tij, gjithëpërfshirës në bujarinë, bamirësinë dhe përkujdesin që tregon ndaj krijesave. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut është e kotë dhe nuk meriton asnjë thërrmijë adhurimi, sepse çdo gjë veç Tij është e varfër, e pafuqishme dhe e mangët. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, nuk zotëron për veten apo për të tjerët asnjë lloj dobie dhe nuk mund të sjellë asnjë lloj dëmi. Pastaj i Lartësuari e përshkruan Veten e Vet me dituri absolute.Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. -Allahu është Alimul gajbi ue shehadeh - i Gjithëditur për çdo gjë, qoftë për ato që duken dhe krijesat i dëshmojnë, qoftë për ato gjëra që nuk i sheh dhe dëshmon askush tjetër, veç Tij. Allahu është gjithashtu i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjallesë. Pastaj Allahu deklaron përsëri njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit: