Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 4

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۖ وَمَن يُشَآقِّ ٱللَّهَ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٤
Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër. -Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij.