Tafsir As-Saadi

Multiple Ayahs

Tags

Download Links

Tafsir As-Saadi tafsir for Surah Al-Hashr — Ayah 5

مَا قَطَعۡتُم مِّن لِّينَةٍ أَوۡ تَرَكۡتُمُوهَا قَآئِمَةً عَلَىٰٓ أُصُولِهَا فَبِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَلِيُخۡزِيَ ٱلۡفَٰسِقِينَ ٥
Çdo palmë(të armikut) që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,... -Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas:...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit. -Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: